“Nga bypassi i Vlorës tek Lungomare 3”; Rama: Mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë; Rinis aty ku u ndërpre
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë , Belinda Balluku, si dhe nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, inspektuan nga afër punimet në këtë aks rrugor.
“Këtu jemi në kilometrin e 27-të në përfundim të rrugës. Ky aks është 29 kilometra, që është dhe pika që lidhet me portin e jahteve. Po punohet me ritme të shpejta. Janë disbursuar me pagesat, ata ecin dhe në formën e bonusit. Sa më shpejt ecën puna, aq më shpejt paguhen. Inertet po i kthejmë në vepër arti. Çdo 1.5 km është parashikuar vend pushim, janë 5 ura në 29 km, por po të shtojmë dhe një urë të vogël janë 6 në total. I kemi studiuar edhe njëherë pas tërmetit të 26 nëntorit për t’i futur në parametrat e duhura antisizmike. Kemi 15 rrethrrotullime, që të gjitha i kemi zgjidhur dhe problematikën që kemi pasur me zonën e varrezave, duke gjetur një zgjidhje shumë të mirë, në bashkëpunim me komunitetin dhe Bashkinë. Kjo vepër po ecën me ritme të mira, totalisht e çliruar nga pengesat. Kompania po ecën me ritme të shpejta dhe jemi në hapat e duhura sipas grafikut”,- tha Balluku.
Inxhinieri i kompanisë tha se brenda vjeshtës pastrohen inertet. “Për pjesën e skarpatave, që i trashëguam nga kontrata e mëparshme, themi që deri në vjeshtën e ardhshme ne i mobilizojmë hidroambientin dhe nuk do duket më ajo panoramë që ka qenë”,- u shpreh ai.
“Ka qenë skandal, kjo duhet të kihet parasysh në të gjitha projektet. Këto inertet, që i marrin e i lëshojnë, duhet të ndërhyhet dhe integruar. Kjo natyrisht do të sjell dhe një ulje më të madhe të trafikut brenda Lungomares dhe me Lungomaren 3, që do ta bëjë Fondi i Zhvillimit deri në Radhimë, më pas është segmenti Orikum- Dukat, dhe pastaj dhe tuneli i Llogarasë dhe bëhet kompletimi përfundimtar, dhe kthehet jo vetëm në një super destinacion turistik dhe trashëgimie kulturore, por dhe nga pikëpamja e infrastrukturës”,- theksoi Rama.
“Plotësohet dhe me bypassin e Fierit dhe me planin për të vijuar me të gjithë projektin adriatiko- jonian, kemi lidhje të autostradave të krahut perëndimor”,- tha Balluku.
Fraksion.com