Meghan Markle humbet betejën e parë ligjore kundër ”Daily Mail”
Një gjykatë britanike vendosi në favor të një gazete tabloid që botonte fragmente të një letre të Meghan, dukeshën e Sussexit, për babanë e saj.
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Mark Warby u pajtua me një kërkesë të avokatëve të Daily Mail” për dhënien e provave nga avokatët e Meghan.
Warby tha që gjykata nuk i konsideronte prova nga avokatët e Meghan deklaratat e tyre sipas të cilave ”gazeta kishte vepruar në mënyrë të pandershme dhe me keqbesim” dhe se “kishte gërmuar me qëllim ose nxitur konflikt midis paditësit dhe babait të saj”.
Avokatët e ”Daily Mail” argumentuan në një seancë pararendëse javën e kaluar se akuzat ishin “të pabazuara në ligj ose të formuluara gabim”.
Pretendimi kryesor i avokatëve të Meghan është se ”Daily Mail” publikoi letrën e saj private, të shkruar me dorë drejtuar babait të saj në mënyrë të paligjshme, duke shkelur ligjin britanik për privatësinë dhe të drejtat e autorit.
Fraksion.com