Italia raportoi 269 raste të vdekjeve nga COVID-19, 24 orët e fundit
Italia raportoi 269 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend u rrit në 28.236.
Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Italisë konfirmojnë se numri aktiv i rasteve me COVID-19 në vend është zvogëluar në 100.943. Në Itali deri më tani janë infektuar 207.428 persona.
Sipas Mbrojtjes Civile, sot janë shëruar 2.304 persona, duke e rritur numrin e të shëruarve në 78.249.
Gjithashtu në deklaratë është bërë e ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 236 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28.236.
Deri më tani në vend janë kryer 2.053.425 teste.
Fraksion.com