COVID-19; Numri i rasteve në botë tejkalon shifrën 3,3 milionë
Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë ka tejkaluar shifrën 3,3 milionë.
Sipas të dhënave të universitetit, numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 235.290, ndërsa numri i të shëruarve është pothuajse 1,04 millionë.
SHBA është shteti më i goditur me numrin më të lartë të të vdekurve (rreth 63 mijë) dhe të infektuarve (pothuajse 1,1 milionë).
Italia është e dyta sipas numrit të të vdekurve me gjithsej 28.236 viktima, ndërsa Spanja ka numrin e dytë të rasteve të konfirmuar, gjithsej 213.435.
COVID-19 për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Përkundër rritjes së numrit të rasteve, shumica e të infektuarve vuajnë nga simptoma të buta dhe shërohen nga koronavirusi.
Fraksion.com