Trump do të rifillojë udhëtimet e ndërprera për shkak të COVID-19
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se që nga java e ardhshme do të rifillojë udhëtimet që ka ndërprerë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në mbledhjen e tryezës së rrumbullakët që zhvilloi me drejtuesit e industrisë, ku ai u takua në Shtëpinë e Bardhë lidhur me rihapjen e ekonomisë së SHBA-së.
Duke vënë në dukje se prej javësh nuk ka mundur të largohet nga Shtëpia e Bardhë për shkak të virusit, Trump tha se “Së shpejti rifilloj udhëtimet e mia. Javën e ardhshme planifikoj të shkoj në Arizona. E pres me padurim këtë udhëtim. Së shpejti do të shkoj edhe në Ohio”.
Shpresoj që jeta të rikthehet në situatën e 3 muajve më parë deklaroi Trump i cili ka shtuar se “Shpresoj që në një të ardhme jo shumë të largët të zhvilloj sërish mitingje zgjedhore me pjesëmarrje të një numri të madh të njerëzve”.
Në lidhje me punimet që vazhdojnë në SHBA për vaksinën, Trump është shprehur “Ndoshta nuk do kemi nevojë për një vaksinë nëse virusi largohet. Por sigurisht nëse gjendet vaksina kjo do të jetë e mrekullueshme”.
Pas kësaj një gazetar i drejtoi pyetjen “A mendoni se virusi do të largohet vetë pa një vaksinë?”, ndërkohë që Trump u përgjigj “Ky virus do të largohet. Një ditë, ai do të largohet plotësisht nga mesi jonë. Ai do të eliminohet”.
Fraksion.com