Mbërrijnë në Rinas 30 mjekët që shërbyen në Itali përballë Covid-19
Në Tiranë ka mbërritur sonte ekipi i parë me 30 mjekët dhe infermirët që shërbyen në ndihmë të Italisë mike në luftën kundër infeksionit COVID-19 që ka prekur të gjithë botën.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila i priti në Aeroportin e Rinasit nuk i fshehu emocionet teksa i cilësoi “heronjtë” e kohëve moderne.
“Jam shumë më e emocionuar sot. E di që keni bërë një rrugë të gjatë për tu kthyer në shtëpi. Jam shumë më e emocionuar sot se sa ditën kur së bashku me Kryeministrin u përcollëm. Kishim shumë përgjegjësi për secilin prej jush që do të shkonte aty e do të ishte në vijën e parë të luftës. Italia dy muaj më parë ishte në pikun e epidemisë dhe përballja juaj në spitalet e Brescia do të ishte e vështirë“, tha Manastirliu.
Por ajo theksoi se ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me personelina the dhe se ekipi shqiptar kishte bërë një punë të lavdërueshme.
“Keni lënë mbresa të personeli dhe pacientët. Ju kemi ndjekur nga afër. Jam e lumtur që ju keni gdhendur nëpërmejt ekperiencës suaj edhe një faqe të re të shkrimit të historisë mes popullit italian atij shqiptar. Jam krenare për ju. Eksperienca do të jetë e vlefshme edhe në luftën tonë kundër kësaj epidemik”, u shpreh ministrja.
Ju, iu drejtua Manastriliu ekipit të mjekëve e infermierëve, keni treguar vlera të njëjta me kolegët tuaj në Europë.
Më tej ajo u shpreh e lumtur që asnjë nga anëtarët e eekipit nuk ishte infektuar me COVID-19, ]ka tredon për eftësitë e tyre jo vetëm për të ofruar shërbim ndaj pacineteve por edhe për tu mbrojtur.
“Jam e kënaqur që nga kjo luftë nuk pati asnjë të plagosur. Rezultatet e djeshme treguan që asnjë prej juh nuk jeni prekur nga COVID-19”, tha Manastirliu.
Ju, jeni heronjtë modernë të Shqipërisë, tha Manastirliu,pasi u shpreh ajo, në këtë kohë të jesh hero do të thotë të tregosh solidaritet.
“Na keni bërë krenar, ju jemi mirënjohës”, deklaori minsitrja.
Një ndër mejketë reanimatore, pjesë e ekipit tha se kjo ka qenë një nga eksperiencat më të rëndësishme që kishte përjetuar deri tani.
“Ne kishim mbështetjen tuaj gjatë gjithë kohës. Jemi ndjerë të mbështetur edhe nga mjekët që na kanë pritur atje. Kemi mundur të tregojmë atë që dimë të bëjmë. Sigurisht kemi mësuar edhe nga eksperienca e madhe që kanë atje për këtë sëmundje të panjohur për të gjithë“, tha ajo.
Fraksion.com