AktualitetBota+Të fundit

Madagaskar; Zbulohet fosil i gjitarit nga periudha e dinozaurëve

Në shtetin ishull në Afrikën lindore, Madagaskar, është zbuluar fosil i gjitarit nga para 66 milionë vitesh,.

Në hulumtimin e shkencëtarëve nga vendet e ndryshme të botës për revistën Nature, është ekzaminuar skeleti i një gjitari që gjendet në veri të Madagaskarit dhe që ka jetuar në të njëjtën periudhë me dinozaurët.

Gjatësia e krijesës, fosili i së cilës është i pari i gjetur në mënyrë të plotë brenda atyre që kanë jetuar në kontinentin antik Gondvana, në hemisferën jugore, është sa i një miu.

Shkencëtarët, gjitarin në fjalë e kanë emërtuar “Adalatherium hui” (krijesë e çmendur), ndërsa e kanë cilësuar si “çuditshëm” dhe “unik” për periudhën kur ka jetuar.

Sipas gjetjeve, krijesa e cila ka pasur dhëmbë të cilat nuk janë hasur tek asnjë gjitar deri më tani, ka jetuar në fund të Periudhës së Shkumësit (Cretaceous).

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com