Britney Spears djeg aksidentalisht palestrën; Tregon si ndodhi
Teksa ndodhemi në shtëpi në këtë kohë karantine shumë gjëra mund të ndodhin. Disa njihen më mirë me familjarët e tyre, të tjerë zbulojnë hobi të reja dhe ka nga ata që bëjnë çudira..si rasti i Britney Spears.
Këngëtarja e njohur ka djegur palestrën e saj. Ka qenë vetë ajo qe ka ndarë me fansat lajmin, ku ka treguar se e dogji aksidentalisht palestrën në shtëpinë e saj.
“Përshëndetje njerëz, unë jam në palestrën time tani. Unë nuk kam qenë këtu që gjashtë muaj sepse kam djegur palestrën time, për fat të keq”, tha Spears, 38-vjeçe. “Unë kisha dy qirinj dhe, po … një gjë çoi tek tjetra dhe unë e dogja atë”.
“Për fat të keq tani kam vetëm dy pjesë të pajisjeve dhe një pasqyrë të njëanshme. Por mund të jetë shumë më keq, kështu që jam mirënjohëse. Gjithsesi më pëlqen të punoj më mirë jashtë”, ka përfunduar ajo.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë e saj. Para shumë vitesh këngëtarja i vuri zjarrin një pjese të apartamentit në New York, pasi kishte lënë një qiri ndezur.
Fraksion.com