AktualitetBota+Të fundit

“Të mbron nga koronavirusi”; Rreth 800 të vdekur nga helmimi me alkool në Iran

Së paku 796 persona në Iran kanë vdekur si pasojë e helmimit nga pijet alkoolike të falsifikuara që shiten në tregun e zi, për të cilin sipas thashethemeve “mbron kundër koronavirusit”.

Anëtari i Këshillit të Qendrës shkencore për mjekësi ligjore, Kambiz Sultaninejad për agjencinë iranine të lajmeve IRNA deklaroi se që nga shfaqja e COVID-19 në Iran, deri më tani si pasojë e helmimit me alkool të falsifikuar kanë vdekur 796 persona.

Sultaninejad tha se numri më i lartë i vdekjeve nga helmimet është raportuar në kryeqytetin Teheran, ku vdiqën 205 persona, ndërsa më shumë se 4.000 persona kërkuan ndihmë mjekësore për të njëjtën arsye.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Kiyanush Jahanpour më 1 prill deklaroi se 62 persona si pasojë e helmimit me alkool të falsifikuar humbën shikimin.

Teheranin e ndjek provinca Fars, më pas Huzistan, Elburz, Azerbajxhani dhe Ardabil.

Në kuadër të operacionit të cilin e organizuan forcat iraniane të sigurisë janë arrestuar shumë prodhues të pijeve të falsifikuara alkoolike ndërsa janë konfiskuar qindra mijëra litra alkool.

Në Iran, numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 93 657 ndërsa deri më tani 5.957 persona kanë vdekur si rezultat i infeksionit./AA

 

Fraksion.com