AktualitetTë fundit

Në Gjykatën e Lartë 35 mijë dosje; Ambasada e SHBA-së: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këtyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur” shkruan ambasada e SHBA.

Pas më shumë se 1 viti e gjysmë bllokim dhe mbetjes stok të mbi 35 mijë dosjeve, Gjykatës së Lartë iu hap rruga e zhbllokimit dhe funksionimit të saj në datë 11 mars. Presidenti Ilir Meta dekretoi tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë ardhur nga radhët e juristëve, konkretisht: Sokol Sadushaj, Ervin Pupe, Ilir Panda.

Tre anëtarët e rinj, së bashku me Ardian Dvoranin, i vetmin anëtar  me mandat të përfunduar të mbetur në  Gjykatën e Lartë, përbëjnë kuorumin minimal të nevojshëm për të marrë vendime në  tre kolegjet e kësaj gjykate atë Penale, Civile dhe Administrative.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur“, shkruhet mes te tjerash ne postimin e Ambasades se SHBA ne facebook.

Postimi i plotë:

Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.

Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

Fraksion.com