AktualitetKosovaTë fundit

Mustafa i përgjigjet Thaçit: Shumë shpejt e dërgojmë emrin e kandidatit për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar se ka pranuar edhe letrën e dytë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me përpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.

Përmes një komunikate të LDK-së thuhet se Mustafa, ia ka kthyer letrën Thaçit “duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intensive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare”.

Po ashtu, Mustafa thuhet se “e ka siguruar presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijojë shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës”.

Më 22 prill, presidenti Thaçi kishte konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, përkundër pesë thirrjeve të tij, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia ka kaluar LDK-së.

Ndonëse Zyra e tij kishte konfirmuar se Thaçi i kishte dërguar letër Mustafës, ajo nuk ishte bërë publike si përmbajtje. Njësoj është vepruar edhe me letrën e dytë, të cilën e ka konfirmuar së fundmi kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

 

Fraksion.com