AktualitetTë fundit

Zbardhet dosja e plotë e pedofilit të Fierit; Video që çoi në pranga 73-vjeçarin: Shenjat me lazer e ‘joshja’ me çokollata tek koteci i pulave

Zbardhet dosja e plotë e pedofilit të Fierit, 73-vjeçarit Leonidha Rapushi, që akuzohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur në një nga fshatrat e këtij qyteti. E mitura 9 vjeç dyshohet se është abuzuar seksualisht qysh prej muajit gusht 2019 nga personi i arrestuar dhe tashmë mbyllur në burg nga gjykata e Fierit. Por megjithëse abuzimi seksual ndaj vajzës dyshohet se dihej edhe nga nëna e të miturës, ajo nuk ka denoncuar ngjarjen në polici, për shkak të frikës se Leonidha Rapushi, do i bënte diçka të keqe vajzës së saj.

Dijeni për abuzimin seksual ka pasur dhe gjyshja e të miturës, e cila që prej muajit gusht 2019 thotë se ka survejuar Leonidhën disa herë dhe e ka parë që i jepte mbesës së saj çokollata në mënyrë që ta afronte. Gjithçka është zbuluar nga psikologia e shkollës ku vajza studion, më të cilën ka marrë kontakt nëna, duke i treguar për abuzimin seksual ndaj vajzës së saj. Psikologia sapo ka mësuar këtë skandal pedofilie, ka njoftuar menjëherë policinë e Fierit, e cila më pas ka marrë kontakt me nënën dhe vajzën e mitur. Në rrëfimin e saj para policisë, vajza ka treguar se Leonidha Rapushi, ka abuzuar seksualisht me të që prej muajit gusht e në vijim.

“Shkoja tek shtëpia e tij, ku ai ka një dhomë ku qëndronte aty, ai kryente veprime seksuale me mua. Gjithashtu ai më ka thënë, që kur ai drejton lazerin tek shtëpia e saj apo kur i bie telit të rrobave ose kur ngeh muzikën e kasetofonit të shkoja tek ai. Ai është zhveshur para meje dhe ka kryer veprime seksuale të vazhdueshme”, – ka treguar në polici minorenia.

Por kjo dëshmi është kundërshtuar nga personi i arrestuar, Leonidha Rapushi, i cili gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se nuk ka kryer asnjëherë veprime seksuale me vajzën e mitur. Por si provë kyçe që ka shërbyer për të bindur policinë në arrestimin e Rapushit ka qenë një video-përgjim të kryer nga vetë vajza minorene, gjatë një moment kur ka qenë në takim me pedofilin. Idenë për të përgjuar 73-vjeçarin Rapushi me video, vajzës së mitur ja ka dhënë gjyshja e saj.

Vajza e abuzuar seksualisht më tej në rrëfimin e saj në polici ka shtuar se:  “Para disa ditësh, Leonidha Rapushi, i ka hedhur nga baçja një çokollatë kur ishte duke luajtur tek koteci i pulave”. Të gjitha këto veprime nga Leonidha Rapushi, kryheshin me qëllimin e vetëm që vajza e mitur të mbante një raport të afërt me të moshuarin, me qëllim që ai të abuzonte seksualisht me të./shqiptarja.com

 

Fraksion.com