“Vala e dytë e koronavirusit”; Fauci: Po nuk morëm masa na pret nje dimër i keq
Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, shtoi se për valën e dytë të koronavirusit, por vendimtare do të jetë mënyra sesi ne do të përballemi me pandeminë.
SHBA- Eksperti kryesor i qeverisë amerikane, Anthony Fauci tha sot se ishte thuajse i sigurt se koronavirusi do të kthehej sërish për një valë të dytë në fund të vitit.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, shtoi se për valën e dytë të koronavirusit, por vendimtare do të jetë mënyra sesi ne do të përballemi me pandeminë.“Është e pashmangshme që ne të mos kemi një kthim të virusit. Ai është përhapur globalisht. Nuk mund të zhduket sa hap e mbyll sytë nga planeti. Mënyra sesi ne do ta trajtojmë do të vendosë fatin tonë. Masat e përcaktuara duhen ekzektuar në kohë, ndryshe do të përballemi me një dimër të keq,”-tha ai.Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19.
26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.
Fraksion.com