AktualitetTë fundit

“SMS-ja mund të zbardhë ekzekutimin”; Artan Hoxha: Ekzekutorët kanë hequr qafe 8-9 persona muajt e fundit

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ‘gropa’ ku humben gjurmët e cdo atentatori në Shqipëri është Tiranë- Durrës-Fushë Krujë.

I ftuar në studion e lajmeve në “AbcNews”, teksa fliste për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, Hoxha shprehet se ky vend quhet si Trekëndëshi i Bermudës’, dhe që me shumë mundësi të çon drejt autorëve.

“Në e quajmë Trekëndëshi i Bermudës’. Është gropa Tiranë-Durrës-Fushë Krujë ku zhduken gjurmët e çdo atentati dhe çdo autori largohet në atë drejtim dihet tashmë, nëse ndodh diçka në Durrës, ti shkon drejt Fushë Krujës, nëse ndodh diçka në Tiranë, ti sërish shkon në atë drejtim,” tha Hoxha ndër të tjera.

Referuar djegies së mjeteve të përdorura në atentat, Hoxha tha se këtë herë nuk ka ndodhur kjo gjë, pasi ata kanë menduar ta çmontojnë mjetin.

Ndryshe nga herët e tjera, makina e atentatorëve nuk është djegur. Këta janë një grup ekzekutuesish profesionalë që largohen dhe nuk lënë asnjë provë. Ata as nuk e djegin makinë, as nuk e lënë gjëkundi, madje nuk lënë as armën e asnjë lloj prove. Ky grup ka hequr qafe 8-9 persona në muajt e fundit dhe janë profesionalë. Ata kanë pasur bashkëpunëtorë, të cilët i kanë vendosur në dijeni, për orën e saktë të daljes së vëllezërve nga Haxhia, nga shtëpia. Mjetin e përdorur në atentat ata nuk e kanë djegur, por diku në dalje të asaj zone është fshehur, në ndonjë garazh, në ndonjë vend, është futur. Ata do ta çmontojnë makinën,”– tha Hoxha ndër të tjera.

Hoxha se në telefonin e njërit prej vëllezërve është zbuluar një mesazh që mund të çojë në zbulimin e autorëve, ose të paktën, të shkakut.

“Një mesazh që është kapur në telefonin e viktimave, që janë duke u kontrolluar. ky mesazh dyshohet të jetë një indicje dhe mund të çojë në zbulumin e autorëve dhe sidomos të motivit. Ky ishte një atentat i përgatitur, nuk ndodhi nga momenti në moment”,  tha Hoxha.

 

 Fraksion.com