AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama inspekton punimet; Ura e Vashës, më e larta në rajon

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në urën e Vashës, e cila është më e larta në rajon, 152 m, tashmë thuajse e përfunduar, pjesë e Rrugës së Arbrit.

“Sot në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152 m, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një bypass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm”, u shpreh Rama.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e informoi Kryeministrin Rama se nga 70 km rrugë që ka Rruga e Arbrit dhe 6 tunele, janë përfunduar 5 tunele dhe me shumë se 54 km janë të përshkueshme.

Sipas Ballukut, kompania është në fazën e hedhjes së asfaltit që do ta kryej si si proces gjatë muajit maj në pjesën ku është shtruar traseja.

“Punimet pavarësisht se ndodhen në muajin e 22, pra jemi në mes të kontratës kanë ecur dhe janë të avancuara edhe përtej grafikut të parashikuar. Kemi patur pak vonesë në javët e marsit, pasi na u desh të ndalonim për pak javë punën edhe në kantiere, për shkak të COVID-19, por me masat e sigurisë që janë marrë, me maska, syze e doreza po vijohet puna normalisht”, tha Balluku.

Po ashtu ministrja informoi se bashkë me ARRSH po diskutohet për një zgjidhje tjetër teknike për tunelin e Murrizit, ndoshta me ndërtimin e një bypass-i. “Ka qenë pjesa më komplekse e cila ka kushtuar kohë për të ecur përpara”, tha Balluku.

Inxhinierja e zbatimit të projektit deklaroi se do të arrijmë ta përfundojmë brenda kontratës, megjithëse theksoi ajo, është në një terren të vështirë malor, dhe se janë duke u implementuar zgjidhjet më të mira inxhinierike.

Kreu i ARRSH-së Ergsy Verdho informoi Kryeministrin se në bashkëpunim me Institutin e Gjeologjisë kanë hartuar një variant të ri për tunelin e Murrizit, projekt, i cili është dërguar në ministri për të marrë miratimin, çka do të lejojë përparimin e punimeve.

Postimi:

🟢 RRUGA E ARBËRIT PO MERR FORMË – Sot në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152m, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm😊

#DIBRAqëDUAM❤️

Fraksion.com