Krimi pas karantinës, Edmond Dragoti: Në kushte izolimi rritet agresiviteti. Është si bora që kthehet në ortek
Profesori i sociologjisë, Edomond Dragoti i ftuar në emisionin “Real Story”, në News 24, foli për rastet e krimit pas izolimit, sic po ndodh edhe në vendin tonë, në një kohë që janë zbutur disi masat e karantinës.
Sipas Dragotit, në kushtet e izolimit social njerëzit kanë tendencë të bëhen më agresivë.
“Pas izolimit social dhe fizik do të thosha që edhe në kushtet e izolimit social gjenerohen disa dukuri interesante, si emocione që polarizohen, agresiviteti merr fuqi gjatë izolimit, është provuar që izolimi e rrit shumë nivelin e agresivitetit si cdo emocion i fortë që e mbajmë brenda vetes dhe nuk e clirojmë. Emocione të tilla si zemërimi, hakmarrja, urrejtja zmadhohen si topi i borës që ushqehet nga mali dhe kur zbret poshtë kthehet në ortek. Pastaj ndodh katarsisi sic e quan Frojdi, shkarkimi i agresivitetit në formën e krimit”,- tha Dragoti.
Ai tha po ashtu se: “Edhe rastet e depresionit, vetëvrasjet sigurisht që mund të lidhen me izolimin e gjatë”.
Fraksion.com