AktualitetTë fundit

Kapet autori i dyshuar që plagosi 50-vjeçarin tek ura e Bunës

Policia ka kapur autorin e dyshuar të plagosjes së 50-vjeçarit me armë zjarri në urën e Bunës në Shkodër. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Gëzim Biçi dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autori u kap disa minuta pas ngjarjes, pasi policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit si dhe bëri krehjen e zonës duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com