“Goditi me përforcues grushti metalik”; Sherri mes Ledio Lakos dhe Gentian Hazizit ndodhi për…
Zbulohet shkaku i sherrit të bujshëm mes aktorëve të njohur të humorit shqiptar, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi, ku nuk munguan dhe grushtet e mjetet e forta. Gjithçka ka nisur pasi dy aktorët ishin takuar për t’u sqaruar lidhur me ca keqkuptimi për disa komente në “Instagram”.
Ky i fundit i është përgjigjur me grusht, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Genti për t’i ndarë, por në sherr e sipër Lako ka goditur edhe humoristin.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa sipas policisë aktori 40-vjear Ledio Lako ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar përforcuesin metalik dhe ka ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj aktorit Lako.
Fraksion.com