Francë, rritet në 23.660 numri i viktimave nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë e Francës ka njoftuar se numri i rasteve të reja të vdekjeve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur.
Sipas të dhënave të ministrisë, numri i vdekjeve në Francë për shkak të koronavirusit u rrit në 23.660.
Në 24 orët e fundit në Francë janë regjistruar të paktën 367 raste të reja të vdekjeve, duke e rritur në 14.810 numrin e vdekjeve në spitale, ndërsa në shtëpitë e pleqve janë regjistruar gjithsej 8.850 raste të vdekjeve.
Numri i të hospitalizuarve është ulur në gjithsej 27.484, ndërsa numri i atyre që janë në kujdes intensiv ra në 4.387.
Në Francë deri më tani ndërsa janë regjistruar gjithsej 197.589 të infektuar, prej të cilëve 1.520 janë diagnostifikuar në 24 orët e fundit.
Masat e bllokimit në Francë do të vazhdojmë deri më 11 maj, pas çka gradualisht do të hapen shkollat, kafenetë dhe restorantet.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 3 milionë, me mbi 215 mijë të vrarë dhe rreth 918 mijë të shëruar.
Fraksion.com