AktualitetNATO/BETë fundit

COVID-19; Aleatët e NATO-s i japin ndihmë mjekësore Malit të Zi

Aleatët e NATO-s i kanë ardhur në ndihmë të Malit të Zi, si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19. Shtetet e Bashkuara, përmes Komandës Evropiane të Sh.B.A.-së, kohët e fundit i kanë ofruar furnizime Qendrës Klinike Podgoricë, përfshirë 3 monitorë pacientësh Dräger Vista 120, 210 grupe infuzionesh dhe një pompë infuzioni.

Javën e kaluar, Hollanda transportoi 7,000 kg /70m³ pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje mjekësore nga Pekini (Kina) në Podgorica. Dorëzimi u bë me një aeroplan ngarkesash. Ai përfshinte maska, doreza, komplete provash, rroba mbrojtëse, syze, termometra dhe mburoja të fytyrës. Një shpërndarje e dytë e materialit mjekësor të financuar nga Hollanda në Mal të Zi parashikohet të organizohet në fillim të majit.

Mali i Zi kërkoi ndihmë përmes Qendrës Koordinuese për Reagimin e Fatkeqësive Euro-Atlantike, mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj fatkeqësive. Qendra operon mbi bazën 24/7, duke koordinuar kërkesat nga Aleatët dhe partnerët e NATO-s, si dhe oferta ndihme për të përballuar pasojat e krizave të mëdha siç është pandemia COVID-19. Mekanizma të tjerë të ndryshëm janë përdorur në këtë rast, duke përfshirë blerjet nga Qeveria e Malit të Zi, ndihmë të Bashkimit Evropian për furnizime urgjente mjekësore në Mal të Zi dhe dhurime nga Kina.

Në fillim të prillit, Mali i Zi mori maska, kominoshe dhe pajisje provë nga Turqia si pjesë e furnizimeve mjekësore të dhëna nga Turqia për Aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s në Ballkan, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Bosnjë – Hercegovinën dhe Serbinë.

 

Fraksion.com