Burgoset për “nxitje të shthurjes e imoralitetit”pas postimit të pamjeve
Një kërcimtare e njohur orientale egjiptiane është arrestuar së fundmi sepse ka postuar ‘online’ foto e video “të pamoralshme” të vetes.
Mediat vendase raportojnë se prezantuesi ka bërë tre padi kundër kërcimtares ekzotike orientale “të belit”, dhe më pas prokuroria ka zbatuar mandatin e arrestit.
Valltarja ka mohuar akuzat e pamjeve të papërshtatshme dhe thotë se është e përgjegjshme për postimet.
Masry është ndaluar në fundjavë dhe raportohet se mbetet prej katër ditësh në arrest.
Më parë ajo kishte kritikuar prezantuesin Saeed në mediat sociale dhe festoi me fansat kur programi i tij u mbyll.
Ajo kishte komentuar se prezantuesi ishte i aftë vetëm për të punuar si shërbëtore në shtëpinë e saj.
Saeed akuzoi më pas El-Masry për shpifje, por kjo e fudit thotë se ka një fushatë kundër saj prej bindjeve politike anti-qeveritare.
Në vitin 2013 ajo ishte shfaqur në një video ku tallej me presidentin amerikan Barack Obama, si dhe ka kritikuar hapur partinë Vllazëria Muslimane të Egjiptit, duke i quajtur “tradhtarë”.
Fraksion.com