AktualitetBota+Të fundit

Britani e Madhe: Sërish rritje e numrit të vdekjeve nga COVID-19, 586 viktima në 24 orët e fundit

Britania e Madhe regjistroi 586 vdekje shtesë nga koronavirusi i ri, duke shënuar një rritje nga një ditë më parë dhe duke e çuar numrin e përgjithshëm në 21 678 në spitalet britanike.

Numri i rasteve të infektimeve të regjistruara zyrtarisht ka arritur në 161 145 raste (+3 996)”, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, gjatë një konference për shtyp.

Pas bilancit më të ulët që nga fundi i marsit të hënën (+360 të vdekur), ky rikthim nuk është befasi, shifrat e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë janë shumë të paqëndrueshme dhe shpesh shënojnë një rënie gjatë fundjavës për shkak të vonesave në regjistrim.

Ky vlerësim nuk përfshin vdekjet në shtëpi dhe veçanërisht në azilet e pleqve, të vlerësuara në disa mijëra (më shumë se 4 000 vetëm në Angli midis 10 dhe 24 prillit).

 

Fraksion.com