Life StyleTë fundit

Trump e uron në Twitter: Melania Trump mbushi 50 vjeç

Melania Trump mbush 50 vjeç ndërsa qëndron në Shtëpinë e Bardhë me djalin e saj 14-vjeçar Barron, ndërsa bashkëshorti i saj, presidenti i SHBA, Donald Trump e ka uruar në Twitter.

“Gëzuar ditëlindjen zonjës sonë të madhe të parë”, shkruan presidenti amerikan në një postim lakonik, duke mos e shoqëruar dedikimin me asnjë foto.

Një stil krejt tjetër nga ai i paraardhësit të tij, Barack Obama, i cili për ditëlindjen e ish-zonjës së parë Michelle ka postuar një seri fotosh bardh e zi që portretizojnë çiftin romantik dhe me përkushtimin: “Në çdo skenë, ju jeni ylli im @Michelle Obama! Gëzuar ditëlindjen vogëlushe!”.

Sipas shtypit marrëdhënia midis Donald dhe Melanisë është e ftohtë. Të dy jetojnë në Shtëpinë e Bardhë në dhoma të ndara dhe gjithnjë e më të rralla janë rastet kur çifti presidencial shfaqet së bashku. Zonja e parë, ish-modele, lindi në Novo Mesto, Slloveni, më 26 prill 1970.

 

Fraksion.com