AktualitetTë fundit

“Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimi për vaksinën ndaj COVID-19”

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, ka deklaruar ne media se lajmi që ka qarkulluar në disa medie lidhur me testimin e vaksinave të COVID-19 në vendin tonë, është i pavërtetë.

Rakacolli hodhi poshtë këto aludime, duke theksuar se nuk ekziston një studim i tillë.

“Më vjen shumë keq, kur e kam parë të shpërndarë në portale më ka ardhur keq, është e pavërtetë dhe këtë e them me përgjegjësi. Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimi për vaksinën ndaj COVID-19. Nëpërmjet televizionit tuaj dua të theksoj se jo vetëm që nuk ka një studim për vaksinën, po as që është diskutuar një gjë e tillë”, tha Rakacolli.

Duke folur për situatën aktuale të epidemisë në Shqipëri, Rakacolli u shpreh se në vend është rasti i një epidemie të kontrolluar.

“Është rasti tipik i një epidemie të kontrolluar. Statistikat interpretohen në bazë të disa të dhënave në interval kohor. Epidemia është kontrolluar. Piku nuk vlerësohet kurrë nga piku ditor. Analiza e kurbës, me ato intervalet, tregon se ajo ka qenë e qëndrueshme. Të shtruarit në spital janë ata që tregojnë sa e rëndë është situata. Mosshtimi i tyre tregon se epidemia ka rënie”, tha Rakacolli.

po ashtu edhe drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, në një lidhje direkte në Top Channel ka deklaruar se OBSH nuk ka në proces asnjë testim mbi vaksinat anti-COVID. Silva Bino thkesoi se Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimi për përdorimin e vaksinave.

“Oganizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka asnjë lloj nisme në lidhje me vaksinë ndaj COVID-19, as edhe një lloj nisme. Këto nisma janë ndërmarrë nga universitete, apo Qendra Shëndetësore dhe kompani të ndryshme të botës dhe ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë.

Nuk kemi asnjë lidhje me këtë. Pra ne nuk kemi asnjë lidhje me përdorimin e vaksinave të cilat janë akoma në fazë të përgatitjes”, u shpreh Bino. Sa i përket hapjes së shkollave Bino u shpreh se jemi ende larg një vendimi të tillë.

 

Fraksion.com