AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Kur vjen puna tek këta, nuk ka shqiptar që nuk i do

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot tingujt dhe interpretimet e Ansamblit Popullor për të përcjellë mesazhet e tij në këtë situatë, ku ajo që kërkohet nga çdo qytetar është mbi të gjitha distancimi social dhe respektimi i të gjitha rregullave të vendosura nga autoritetet shtetërore.

“Mirëmëngjes. Kur vjen puna tek këta, nuk ka shqiptar që nuk i do. Si asnjëherë muzika jonë popullore qytetare online”, tha Rama.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor ka çelur sezonin artistik online “Ndiq opera me pizhama” gjatë gjithë muajit prill në Youtube dhe Facebook.

 

Postimi i Kryeministrit Rama:

MIRËMENGJES 😊

Kur vjen puna tek këta👇, nuk ka shqiptar që nuk i do🥁🎼🎤🎹
Si asnjëherë muzika jonë popullore qytetare online😎

 

Fraksion.com