Pas maskarës në Lezhë, terrorizohet Durrësi; Vriten dy vëllezërit
Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, si pasojë e së cilës kanë ndërruar jetë dy persona.
Dyshohet se vrasja me armë zjarri ka ndodhur tek tregu i makinave duke i marrë jetën dy vëllezërve.
Ata janë identifikuar si Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia, të cilët u gjetën të pajetë në një makinë tip Volkswagen.
Të dhënat e para, ende të pakonfirmuara nga burime zyrtare thonë se ka patur shkëmbim zjarri.
Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, duke vënë në lëvizje edhe komisariatet e tjera. Ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Kjo është ngjarja e dytë kriminale që ndodh brenda pak minutave në vendin tonë.
Më parë, u bë e ditur se dy burra rreth 60 vjeç u gjetën të pajetë në fshatin Lalm i Vjetër, zonë e thellë kodrinore. Ata janë Preng Simoni dhe Kolë Murrani.
Mësohet se ka qënë djali i njërit prej viktiamve ai që ka pikasur trupat në një kodër e më pas ka lajmëruar policinë.
Fshati Lalm i Vjetër është krehur disa herë nga policia për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike.
Fraksion.com