Nuk do mungojë në asnjë tapet të kuq, pas pandemisë
Meghan Markle uron që kjo pandemi globale të mbarojë sa më shpejt pasi ka për të realizuar gjëra shumë të mëdha. Pasi Meghan dhe Princ Harry u tërhoqën nga familja mbretërore, ata kanë vendosur që të vetëfinancohen dhe të mos jenë më të varuar.
Sipas analistes mbretërore Myka Meier, dyshja mendon që do i rikthehet jetës normale, pa rregullat e familjes mbretërore dhe do të jenë pjesëmarrës në çdo tapet të kuq.
Myka Meier mendon gjithashtu se Meghan Markle do ju rikthehet filmave dhe shumë shpejt do e shohim sërish si aktore. “Unë mendoj se do ta shohim Meghan përsëri në aktrim për sa u përket filmave me personazhe kryesore”, ka thënë ajo për Obsession Royally.
Meghan është në rrugën e duhur për të bërë atë që ka dashur gjithmonë të bëjë, të jetë një prej figurave më të njohura në ekran.
Fraksion.com