AktualitetTë fundit

Koronavirusi; Tritan Kalo politikanëve: Zbrazni xhepat tuaja dhe lironi vilat e shumta

Në këtë situatë të pandemisë të koronavirusit, mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo iu kërkon politikanëve të zbrazin xhepat dhe të lirojnë vilat e shumta.

Nëpërmjet një postimi në Facebook , duke  ironizuar thënien e famshme se ‘krizën do ta përballojmë bashkë’ ai pyet politikanët: po fitimet e tyre, ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderëve, privatizimeve klienteliste, etj., të 30 këtyre viteve demokraci a do t’i ndajnë me qytetarët?!

Postimi i Tritan Kalo:

“KRIZËN do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mëndjes ju Bashkëkombas…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!

 

 

Fraksion.com