Greqia po shkon drejt jetës normale: Më 4 maj hapen parukeritë; Restorantet, baret dhe kafenetë më…
Pas betejës së ashpër me virusin Covid-19, situata në Greqi ka filluar të qetësohet.
Shteti fqinj ka nisur sot me lehtësimin e masave kufizuese ndaj Covid-19. Janë hapur zyrat e kreditimit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë për raste të caktuara, ndërkohë javës tjetër priten akoma më shumë lehtësira duke e çuar vendit drejt normalitetit.
Nga data 4 maj do të hapen edhe parukeritë ku do të lejohen vetëm 2 klientë brenda. Ndërsa në fund të majit do të hapen edhe restorantet, baret dhe kafenetë vetëm me karrige jashtë.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas tha për gazetën “Kathimerini” se dalëngadalë do të hapen edhe bizneset e mëdha dhe kompanitë e kateringut.
Deri më tani, Greqia regjistron gjithsej 2.517 raste të infektuara me Covid 19, ku 134 prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën.
Fraksion.com