COVID-19p: Shkon në 29 numri i viktimave; Ndërron jetë pacienti në spitalin “Shefqet Ndroqi”
Ministria e Shëndetsisë njofton se një tjetër person ka humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas ministrisë viktima është një pacient 73-vjeçar i cili ishte i intubuar prej 24 ditësh, ndërsa sot ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Numri total i personave që kanë humbur jetën në Shqipëri për shkak të Covid-19, tashmë ka shkuar në 29.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 10 persona të infektuar me Covid-19. Kështu numri total i të infektuarve ne vend ka shkuar në 736 .
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve
Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Fraksion.com