SHBA, rritet në 53.934 numri i vdekjeve nga COVID-19
Sipas shifrave nga Universiteti amerikan John Hopkins, numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 53.934, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 939.249.
New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 22.009 viktima dhe 282.143 raste, ndërsa pason New Jersey me mbi 105.500 raste.
SHBA ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, e ndjekur nga Italia me 26.384 viktima dhe Spanja me 22.902 viktima.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.9 milionë, me rreth 203 mijë të vdekur dhe rreth 828 mijë të shërëuar.
Fraksion.com