AktualitetPolitikëTë fundit

Përshëndetja e Ramës; “Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij”

“Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij”,  Kryeministri Edi  Rama ka zgjedhur që t’i komentojë  me një video montazh akuzat e opozitës.
Me anë të një video, Rama sqaron çmimet e maskave, kiteve dhe veshjeve mbrojtëse pas çdo akuze të  bërë nga PD.
Për deklaratën e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj për këto tendera sekretë, kryeministri jep përgjigjen e tij se nuk ka asnjë të tillë. Nuk ekziston asnjë tender sekret për sa kohë janë publike, ndërsa çmimi i maskave është 4.14 euro për copë, ndryshe nga deklarata e Alibeaj që thotë se janë blerë me çmim 6.5 euro secila.

Në fund Rama ka vendosur t’i kthejë përgjigje kryedemokratit Basha, që në video thotë se “paketat ekonomike janë vetëm gënjeshtra”, duke shkruar: “Boll! 7×7 nuk bëjnë 42”, duke i kujtuar kështu lapsusin kryeopozitarit.

MIRËMËNGJES😊 nga unë, Luli dhe shokët e tij👖🧍🏻‍♂️👫
MIRËMËNGJES

nga unë Luli dhe shokët e tij 

Fraksion.com