Nju Jorku do të lejojë që farmacitë të kryejnë teste për koronavirus
Shteti i Nju Jorkut – epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA – do të lejojë farmacitë që të kryejnë teste për COVID-19, tha guvernatori i këtij shteti.
Guvernatori Andrew Cuomo tha se rreth 5 mijë farmaci do të kryejnë teste, me qëllim brenda një dite, farmacitë të arrijnë të kryejnë 40 mijë teste.
Coumo tha se edhe testet për antitrupa tashmë do të kryhen në katër spitale të Nju Jorkut. Sipas guvernatorit, në Nju Jork ka filluar që të bie numri i personave që shtrihen në spital si pasojë e koronavirusit, megjithatë ai u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.
Shtetet e Bashkuara kanë mbi 938 mijë raste të konfirmuara me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi dhe mbi 53 mijë të tjerë kanë vdekur. Pothuajse një e treta e vdekjeve nga virusi ka ndodhur në qytetin e Nju Jorkut.
Fraksion.com