Nga nesër lehtësohen masat në “zonat e gjelbërta”; Manastirliu: Ja si do lëvizni, rregulli për mjetet private
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komunikuar për të gjithë qytetarët lehtësimin e masave duke filluar nga nesër, data 27 prill.
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd si dhe Bashkia Divjakë.
“Në zonat e gjelbërta lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Në zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike. Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer”, tha Manastirliu.
Duke e vlerësuar situatën si dinamike, Manastirliu tha se çdo hap do të ndërmerret me përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve!
Fraksion.com