Lista e aktiviteteve që do hapen prej datës 27 prill
Nga nesër do të lejohet rifillimi i aktivitetit për disa njësi tregtare në vend të mbyllura si pasojë e masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Në platformën e-Albania është publikuar lista e subjekteve që do të hapen si dhe rregullat që duhet të zbatojnë.
Janë të lejuara të ushtrojnë aktivitetin e tyre shitjet me pakicë në dyqane jo të specializuara, tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara, shitje me pakicë e mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara, aktiviteti i taksive, tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuar.
Po ashtu, lejohet tregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e pajisjeve sportive si dhe shitja me pakicë e sistemeve të sigurisë pajisjet e telekomunikacionit.
Për çdo aktivitet që lejohet të hapet, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar në platformën e-Albania edhe protokollin përkatës dhe masat higjieno-sanitare që duhet të zbatojë me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.
Zbatimi i protokolleve do të jetë subjekt monitorimi dhe moszbatimi i tyre shoqërohet sipas rastit me masa administrative dhe/ose penale sipas dispozitave të Kodit Penal.
Fraksion.com