Dy pacientë në gjendje kritike në spitalin “Shefqet Ndroqi”, katër të tjerë në terapi intensive tek Infektivi
Ministria e Shëndetësisë raportoi se dy pacientë te “COVID-2 – Shefqet Ndroqi” janë në gjendje të rënduar, ndërsa katër të tjerë tek Infektivi ndodhen në terapi intensive.
“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë”, njoftoi ministria.
Fraksion.com