AktualitetRajoniTĂ« fundit

Conte: Nga 4 maji heqje graduale e bllokimit nga COVID-19

Pas shtatë javëve në bllokim shkaku i koronavirusit të ri (COVID-19), kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka konfirmuar heqjen e bllokimit në mënyrë graduale duke filluar nga 4 maji.

Kryeministri Conte në një fjalim televiziv tha se nga 4 maji parqet dhe kopshtet publike do të rihapen dhe njerëzit do të mund të vizitojnë të afërmit e tyre që jetojnë në të njëjtin rajon.

Megjithatë, Conte tha se qytetarët duhet të praktikojnë distancimin shoqëror. Në rastin e parqeve, tha kryeministri italian, krerët e bashkive mund të vendosin kufij, të tilla si sa njerëz mund të hyjnë, me qëllim për të shmangur grumbullimin e shumë njerëzve.

Conte njoftoi se gjatĂ« vizitave familjare, njerĂ«zit do tĂ« duhet tĂ« mbajnĂ« maska dhe nuk mund tĂ« organizojnĂ« festa. NĂ«se njerĂ«zit nuk ndjekin masat e reja, kryeministri tha se “kurba e ngjitjes mund tĂ« rritet pĂ«rsĂ«ri, do tĂ« dalĂ« jashtĂ« kontrollit, vdekjet do tĂ« rriten dhe do tĂ« ketĂ« dĂ«me tĂ« pariparueshme pĂ«r ekonominĂ«”.

Conte tha se ekipet e sporteve profesionale mund të vazhdojnë trajnimet nga 18 maji, ndërsa atletët në sporte individuale mund të fillojnë trajnimet në 4 maj.

Kjo do të thotë se liga e futbollit në Seria A, që është pezulluar që nga 9 marsi, mund të fillojë lojërat nga muaji qershor.

Po ashtu më 18 maj, bibliotekat, muzetë dhe ekspozitat e artit mund të rihapen.

Fabrikat, vendet e ndërtimit dhe bizneset e furnizimit me shumicë mund të rinisin aktivitetin pasi të vendosin masa të sigurisë për parandalimin e koronavirusit.

Por, thotë Conte, nëse kurba epidemiologjike e ngjitjes fillon të rritet përsëri, qeveria do të ndërhyjë shpejtë dhe do të mbyllë përsëri veprimtaritë e tillë industriale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com