AktualitetTë fundit

Ambasadorja Kim, takim virtual me Shoqatën e Studentëve në Harvard

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Harvard.

Në fokus së bisedës së ambasadores Yuri Kim ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe roli që luan diaspora.

Ambasada e SHBA-së shprehet se “ambasadorja Kim u takua virtualisht me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Harvard për të biseduar mbi marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe rolin që luan diaspora”.

“Ata zhvilluan një diskutim gjallërues mbi mënyrën si SHBA po mbështet reformën në drejtësi, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, dhe mundësitë ekonomike në Shqipëri. Rinia Udhëheq”, shprehet Ambasada.