AktualitetEkonomi

“Turizmi, do të jetë “doktor Pipero””; Klosi: Me ligjin për veprimtarinë turistike detare hapim rrugën zhvillimit

Ministri i Turizmit dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi përmes një statusi në Facebook shprehet shpresëplotë se ndonëse në kohën e COVID 19, Shqipëria do mund t’ja dalë me sektorin e Turizmit, të tërheqë jo vetëm pushuesit shqiptarë por edhe ata të huaj.

Ai madje thotë se shpreson që turizmi të jetë si një “doktor Pëllumb Pipero” që do të qetësojë ekonominë shqiptare.

Për turizmin shqiptar në këtë kohë pandemie. Për shpjegimin e paketave të ndihmës e për t”ju përgjigjur interesit sesi do të përshtatet turizmi në kushtet e reja. Me falenderimin për përfaqësuesit e mediave për hapësirën dedikuar turizmit, në Top Channel, Klan, Vizion Plus, në News 24, ABC, Ora tv, TVSH, Tema Tv, Report TV, A2, Euronews, Fax News me besimin se do t”ja dalim, mbështetur në analizën e shifrave dhe karakteristikat e turizmit tonë.
Kemi mbi 80 % turizëm tokësor, % e lartë të turizmit të shqiptarëve të trojeve, struktura fleksible, para që qarkullon shpejt. Me besim e shpresë se industria turistike do të rikthehet në punë së shpejti, të zbatojmë strategjinë e rekuperimit të këtij sektori ekonomik, zgjerojmë ofertën. Me miratimin e ligjit, për veprimtarinë turistike detare hapim rrugën zhvillimit të ekonomisë detare. Besimplotë së Turizmi, do të jetë “doktor Pëllumb Pipero” që do të qetësojë ekonominë shqiptare. #kolegëvegazetarë #respektojmërregullat #udhëtojmënesër #turizmiblu #smilealbania”

 

Fraksion.com