AktualitetTë fundit

Polici terrorizon qytetarin me sqepar; Pezullohet nga puna efektivi i policisë

Një polic i komisariatit të policisë Fier së bashku me një shokun e vet kanë ushtruar dhunë mbi një 23 vjeçar në qendër të qytetit fier mbrëmjen e sotme. I dëmtuari është 23 vjeçari Xhoen Osmenaj banor i lagjes Liri, ai ka qenë në automjet tip Opel së bashku me një shoqen e tij

Fatmirësisht ka qenë patrulla policore që kaloi rastësish aty dhe kanë kryer ndalimin dhe shoqërimin e dy autorëve të ngjarjes si dhe të  dëmtuarit për në komisariat.

Nga burime të besueshme mësohet se 23 vjeçari ka biseduar para sherrit me një prej autorëve dhe e kishin lënë për sqarim në qendër të qytetit. Teksa kanë mbërritur palët nuk kanë pritur të sqarohen por ka nxjerr sqeparin dhe kanë thyer xhamin e makinës  e kanë përdorur dhunë mbi 23 vjeçarin.

Mësohet se efektivi i policsë ka qenë jashtë orarit të shërbimit dhe sherri sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi:

Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

 

Fraksion.com