Life StyleTë fundit

Horoskopi javor 27 prill -2 maj 2020

Ky është parashikimi për shenjat e horoskopit për këtë javë 27 prill deri më 2 maj 2020. Horoskopi javor evidenton se këto janë disa nga gjërat kryesore që pritet t’i ndodhin çdo shenje.

DASHI

Shenja e Dashit ka një javë mjaft interesante përpara saj. Puna dhe profesioni do të jenë shumë pozitive, falë një hëne miqësore dhe Mërkurit të aftë për të krijuar mundësiinë që të bëni një hap përpara.

Këshilla e javës:

Ditë shumë të favorshme do të jenë e mërkura dhe e enjtja. Pra, nëse keni marrëveshje për të mbyllur, mos i vononi.

Dita me fat: E enjte.

DEMI

Edhe ata që kanë lindur nën këtë shenjë do të jenë në gjendje të jetojnë një javë më shumë se pozitive. Ndonjë ngecje apo pengesë do të jenë të pranishme, por ju mund të mbështeteni në një kombinim Hënë – Venus, duke filluar nga mesi i javës.

Këshillë e javës: Një fundjavë romantike ju pret, shfrytëzojeni dhe argëtohuni!

Dita me fat: E shtuna.

BINJAKET

Të dashura dhe të dashur miq të Binjakëve, për ju java që fillon këtë të hënë do të jetë pak e mundimshme! Arsyeja është e lehtë të thuhet: Marsi është në kundërshtim dhe Venusi gjithashtu bashkëpunon me të. Kjo shpjegon edhe lodhjen dhe nervozizmin.

Këshilla e javës: Ndonjë shëtitje dhe të qeshura në shoqëri janë antidoti më i mirë.

Dita me fat: E premtja.

GAFORRJA

Filloni me sprint java për shenjën e Gaforres, më pas disa probleme të vogla do të shfaqen të enjten. Për fat të mirë, Venusi është në favor dhe kjo do të ndihmojë në kapërcimin e vështirësive. Sidomos në vendin e punës.

Këshilla e javës: Edhe për ju një fundjavë plot trëndafila dhe lule, në gjendje për t’ju dhënë shtysën e duhur.

Dita me fat: E diela.

LUANI

Ende ka një ndjenjë me shikim të parë midis Luanit dhe Marsit, dhe kështu asnjë pengesë nuk do të jetë e pamundur të kapërcehet. Falë kësaj, kundërshtimi i Mërkurit, veçanërisht në vendin e punës, nuk do të jetë aq i rëndë.

Këshilla e javës: Në fundjavë Venusi do të bëjë të vetën, për të forcuar marrëdhëniet. Buzëqeshni!

Dita me fat: E marta.

VIRGJERESHA

Çfarë parashikon horoskopi i javës? Javë e ngarkuar dhe nervoze për ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës. Venusi në kundërshtim të fortë krijon tensione dhe grindje, duke vënë seriozisht në provë egërsinë proverbiale të kësaj shenje.

Këshilla e javës: Sqarojini vetes ndjenjat dhe planet të cilat mendoni se i doni shumë.

Dita me fat: E hëna.

PESHORJA

Javë e veçantë dhe pak e lodhshme, edhe për miqtë e Peshores. Hëna në kundërshtim krijon më shumë shqetësime sesa dëme, dhe për këtë arsye janë reagimet që gjithësecili do të ketë, që do të bëjnë dallimin.

Këshilla e javës: Bëni kujdes dhe lehtësoni debatet e ndezura tashmë.

Dita me fat: E Mërkura.

AKREPI

Një javë me ulje-ngritje për Akrepin. Një derbi i fortë mes Mërkurit dhe Venusit do të sjellë momente bezdie, të alternuara nga të tjera shumë romantike. Ditët e para të javës do të jenë me re, me disa grindje të mundshme në zyrë. Nga e enjtja gjithçka bëhet shumë më mirë.

Këshilla e javës: Rikuperoni energjinë tuaj dhe shpërqëndrohuni pak.

Dita me fat: E Premtja.

SHIGJETARI

Shenja e Shigjetarit do të përjetojë gjithashtu një javë sentimentale nervoze. Kapriçot e Venusit sjellin tensione dhe keqkuptime, të cilat më pas prekin pjesën tjetër të ditës.

Këshilla e javës: Numëroni deri në 100, të paktën deri të Mërkurën. Atëherë do të jetë pak më mirë.

Dita me fat: E shtuna.

BRICJAPI

Periudha e bukur që filloi në dhjetor vazhdon për këtë shenjë. Kështu, edhe java që i jep fund muajit të parë të vitit 2020, do të jetë pozitive dhe plot kthesa.

Këshilla e javës: E ardhshmja, do të jetë fundjavë intensive plot pasion. Përgatituni!

Dita me fat: E diela.

UJORI

Ndërsa Mërkuri vazhdon të fryjë velat e Ujorit, një zemërim i vogël vjen nga Venusi. Padyshim që nuk do të jetë një javë e mërzitshme, përkundrazi. Ditët qendrore janë të rëndësishme, veçanërisht për punën dhe për disa përgjigje të shumëpritura.

Këshilla e javës: Jini të durueshëm me partnerin tuaj dhe bëni ndonjë lëshim.

Dita me fat: E marta.

PESHQIT

Javë për t’u kujtuar për miqtë tanë të Peshqve. Venusi dhe Hëna, të dyja në lidhje, u japin entuziazëm dhe ngjyra ditëve tuaja këtë javë. Në punë mund të ketë disa surpriza të papritura vetëm në ditët e para. Bëhuni gati!

Këshilla e javës: Ç’mund të themi më shumë, përveçse ta jetoni plotësisht!

Dita me fat: E Premtja.

 

Fraksion.com