6 raste të reja me COVID-19 në Kukës, 5 prej tyre efektivë të Policisë së Shtetit
Kukësit i shtohen edhe 6 raste të tjera me COVID-19 duke e çuar numrin e të prekurve në 18 gjithsej.
Burime për News24 bëjnë me dije se në këto 6 raste të reja janë 5 efektivë të Policisë së Shtetit, stafit të turnit, efektivit të parë dhe një familjare.
Tashmë Kukësi konfirmohet si një vatër e re por ende nuk janë bërë të qarta rrethanat se nga e mori virusin efektivi i policisë.
Fraksion.com