SHBA – Shtëpia e Bardhë akuzon mediet për keqinterpretim të fjalëve të presidentit Trump
Shtëpia e Bardhë akuzoi sot mediet për interpretim të fjalëve të presidentit Donald Trump jashtë kontekstit, pas protestave publike mbi deklaratat e tij, duke sugjeruar se koronavirusi mund të luftohej me dezinfektues.
“Presidenti Trump ka thënë shumë herë që amerikanët duhet të këshillohen me mjekët e tyre në lidhje me trajtimet për koronavirusin, diçka që ai theksoi përsëri gjatë konferencës së djeshme”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.
Presidenti i SHBA-së ngriti dje mbrëma mundësinë e një “injeksioni” dezinfektues për të luftuar COVID-19, gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp për krizën shëndetësore e cila ka shkaktuar rreth 50 000 të vdekur në vendin e tij dhe afërsisht 870 000 raste infektimi.
Fraksion.com