OBSH paralajmëron ndaj zbutjes së masave për Coronën
Edhe pse nga disa vende evropiane po vijnë sinjale pozitive Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon ta konsiderojë situatën në Evropë si “shumë shqetësuese”.
Situata në Evropë ende shumë shqetësuese
Kluge tha në konferencën e tij javore për shtyp se në lidhje me krizën e Coronës situata në Evropë është ende “shumë shqetësuese”. Ai bëri thirrje që masat të përforcohen në tri fusha: mbrojtjen e punonjësve të shëndetësisë, ndarjen e njerëzve të shëndetshëm prej atyre që dyshohet se jane infektuar dhe komunikimin me popullatën. Për këtë duhet që shtetet të bashkëpunojnë edhe më afër: “Një vend nuk mund ta luftojë ose ta ndalojë i vetëm Covid-19”, tha ai.
Gjermania, Austria, Norvegjia dhe Danimarka kanë njoftuar se do të lehtësojnë gradualisht masat kufizuese që kishin marrë për të frenuar pandeminë e virusit Corona.
Fraksion.com