Naomi Campbell tregon sekretin e të qënurit në formë
Naomi Campbell ka rrëfyer se ushqehet vetëm një herë në ditë. Supermodela 50-vjeçarja tregon se ha vetëm drekë, duhet të presë të nesërmen për t’u ushqyer sërish.
“Dreka është dhe darka ime, sepse unë ha vetëm një herë në ditë”, mësohet të ketë thënë Campbell sipas “The Sun”.
E pyetur mbi ditën e javës në të cilën supermodelja e shkel me të dyja këmbët regjimin, ylli i pasarelave u shpreh:
“E diela është dita në të cilën llastoj vetën. Bëj ëmbëlsira, puding dhe kek.”
Naomi u ruhet produkteve të bulmetit dhe glutenit në gatimet e saj, ndërkohë që ka pranuar se shpesh, në të shkuarëm, disa ditë përpara një shfaqjeje mode i është dashur të minimizojë në ekstrem ushqimin për ditë të tëra.
Fraksion.com