AktualitetKosovaTë fundit

Komentuesit i kërkojnë Kurtit shkarkimin e menjëhershëm të Gashit: Mos prit deri nesër se është vonë

Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili me marrjen e detyrës ka bërë shkarkime të shumta po i kërkohet me këmbëngulje shkarkimi i këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi. Ky i fundit në një intervistë në emisionin Frontal në T7, tha se anëtarë të UÇK’së dyshohet se kanë vrarë 1000 civilë serbë.

Në një postim në të cilin orë më parë Kurti tregoi për shkarkimin e kryeshefave të KEK’ut, Telekomit dhe Infrakosit, komentuesit i kërkojnë me këmbëngulje shkarkimin e Gashit.

Deri më tani Kurti nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.

“Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi. Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë.”, shkroi Kurti.

Shkarkone menjehere ate keshilltar. Keshilltari nuk jep opinione politike, po jep qendrime. Çdo kush qe gabon pagun çmim.”, shkruan një komentues.

“Shkarko kshilltarin qe foli tmerr per UÇK mos prit mu bo nesr se osht von marre osht me pas kshilltar te till -UÇK –“

“Une si votuese e LVV dua Shkarkim te menjehershem te keshilltarit tend Shkelzen Gashit.”

“Shkëlzen Gashi, nuk e ka vendin në qeverin Kurti! Është e papranushme gjuha denigruse ndaj UÇK-së, nga kushdo qoftë ai!”

 

Fraksion.com