COVID-19; Doktor Pipero në 64-vjetorin e lindjes në krye të shërbimit
Pëllumb Pipero, mjeku i mirënjohur dhe shumë i dashur për shqiptarët veçanërisht në këtë situatë të vështirë, feston sot 64- vjetorin e lindjes.
Në një situatë krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja, mjeku infeksionist po përballet së bashku me kolegët e tij me luftën e egër dhe të pamëshirshme të COVID-19.
Që në ditët e para të kësaj epidemie, mjeku Pipero ka qenë prezent në medie përmes këshillave dhe informacioneve që ka ndarë me publikun, duke qetësuar njerëzit në të gjithë këtë situatë të vështirë.
Jo vetëm shqiptarët brenda kufijve, por edhe ato jashtë tij, ndjekin më shumë vëmendje daljet e tij publike, si një ndër mjekët më të dashur dhe më të besuar në këto kohë COVID-19. Pipero së bashku me kolegët e tij prej disa muajsh tashmë punojnë të palodhur për t’ju gjendur pranë të sëmurëve me virusin korona në vendin tonë.
Ditën e sotme Pipero ka ditëlindjen dhe kjo ditë e shënuar për të e ka gjetur sërish tek Infektivi. Mjeku mbush 64 vjeç ditën e sotme dhe në disa foto të publikuara në rrjetet sociale mund të shihet teksa mban dy tufa lulesh në duar dhe disa çanta të vogla.
Fraksion.com