AktualitetTë fundit

Vetëplagoset 19-vjeçari në Laç; Reagon policia

Një 19- vjeçar është vetplagosur në Kurbin me armë zjarri dhe po transportohet drejt Traumës.

Sipas njoftimit të Policisë, Hendrik Gjoka ishte në banesë kur është vetëplagosur dhe janë familjarët që po e çojnë në Tiranë tek Trauma.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërkohë grupi hetimor ndodhet në banesën e 19- vjeçarit për të hetuar.

Informacion paraprak:

Më datë 23.04.2020, në Kurbin, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetplagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.,19 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com