AktualitetPolitikëTë fundit

“Vaj medet PD 7X’; Rama: Para epidemisë kishim vetëm të papunë, tani kemi punëtorë e të varfër që duhen paguar

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës, e cila  thotë se janë lënë jashtë ndihmës financiare 750 mijë qytetarë.

“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar”,shkruan Kryeministri.

Duke reaguar ndaj deklaratave të PD-së, Rama tha se “po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë”.

“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë, pensionistë, shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria. Vaj medet PD 7X7?”, tha Rama.

 

Fraksion.com