Udhëheqësit e BE-së pajtohen për një fond të përbashkët rimëkëmbjeje
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një angazhim të përbashkët në sigurimin e një fondi për të ndihmuar në rikuperimin nga pandemia e koronavirusit, megjithëse kanë mosmarrëveshje për disa pika, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten.
Pas një video-konference të liderëve të BE-së, Merkel tha se një fond i tillë ishte gjithashtu në interesin gjerman dhe Berlini do të duhej të jepte kontributet më të larta në buxhetin e ardhshëm të BE-së.
“Është e qartë për të gjithë se ne kemi nevojë për një fond të tillë rikuperimi”, u tha Merkel gazetarëve.
“Unë dua të them shumë qartë se një zgjidhje e tillë e përbashkët është në interesin e Gjermanisë, sepse gjërat mund të shkojnë mirë për Gjermaninë nëse ato shkojnë mirë për Evropën”, tha ajo.
Drejtuesit e Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit Evropian që të hartojë me urgjencë një plan për rimëkëmbjen ekonomike të bllokut pas pandemisë së koronavirusit./REL
Fraksion.com